AAK e Nisma definojnë format e kundërshtimit opozitar
Prishtinë, 25 prill - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)ka bërë të ditur se strukturat drejtuese të AAK-së dhe të Nisma, sot në një takim pune kanë përcaktuar format e kundërshtimit opozitar dhe veprimet e përbashkëta politike.
\"Janë dakorduar që protesta e 14 majit të jetë protestë civile dhe paqësore dhe manifestim i fuqishëm i pakënaqësisë qytetare me qeverisjen e vendit dhe me marrëveshjet për Demarkacionin dhe Asociacionin\", thuhet në njoftimin e AAK-së.
Poashtu janë krijuar grupet përbashkëta punuese që do të merren me harmonizimin e një platforme të përbashkët politike dhe programore, e cila do të jetë ofertë e përbashkët e bllokut opozitarë, për qytetarët e Kosovës.
Takimi është drejtuar nga kryetarët e të dy partive respektive, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.