18 Janar 2025

AAK e hapi sot fushatën në Prishtinë e Istog

Prishtinë, 3 tetor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e nisi sot fushatën parazgjedhore për Zgjedhjet Lokale të 3 Nëntorit me tubimet në Prishtinë dhe në Istog.

Në tubimin e hapjes së fushatës në Prishtinë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se ekipi dhe njerëzit e tij janë struktura që përfaqësojnë platformën dhe alternativën më të mirë, më të duhurën për Kosovës dhe se synimi ynë është fitorja e padiskutueshme në zgjedhjet e 3 Nëntorit.

Përballë qeverisjes së keqe, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror, AAK dhe struktura jonë, njerëzit tanë, nuk do të heshtin, nuk do të abstenojnë, por do të veprojnë për ndryshimin e gjendjes në të mirë vendit, të zhvillimit dhe të mirëqenies për të gjithë qytetarët tanë.

Kryetari Haradinaj ka thënë se fitorja në këto zgjedhje është garancë dhe ka impact për fitoren tjetër të radhës, atë në zgjedhjet vijuese – nacionale.

“Andaj, votojeni Aleancën, votojeni ekipin dhe platformën më të mirë për vendin, për Kosovën, votojeni numrin 62”, ka thënë kryetari Haradinaj.

Ndërkaq, kandidati për kryetar të Kryetar të Komunës së Prishtinës, Besnik Tahiri, ka thënë se “në këto zgjedhje dhe në këtë garë Aleanca është e bindur për ndryshimin, ndryshimi është i mundur vetëm atëherë kur kalon përmes qytetarëve”.

Ky vit, do të jetë ora kur Prishtina do të bëjë ndarjen njëherë e përgjithmonë nga politika e vjetër, për të nisur së bashku një rrugë të re, për të zënë vendin që meritojmë, përkrah të gjitha kryeqendrave të botës së qytetëruar, andaj bashkimi për ndryshim është forca jonë.

Tani ne gjendemi në një udhëkryq. Para nesh ka dy rrugë, dhe ne duhet të zgjedhim. Njëra rrugë na kthen tek politika e vjetër e ndasive, konfliktit politik dhe rruga jonë që sjellë ndryshimin, ka thënë Tahiri.

Kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës (AGK), deputetja dhe kandidatja e AAK-së për kryetare të Komunës së Istogut, Donika Kadaj-Bujupi, i ka ftuar qytetarët e Kosovës që ta votojnë Aleancën dhe lidershipin e saj në të gjitha komunat, ngase kjo është rruga e vetme për zgjidhjen e të gjitha shqetësimeve të tyre.

AAK është gjithashtu partia e vetme në vend që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë më së shumëti hapsirë femrës dhe rolit të saj në politikëbërje dhe vendimmarrje, ka thënë ajo.

Në këtë tubim zgjedhor kanë folur edhe Nënkryetari i Parë i AAK-së, Blerim Shala, Kryetari i Aleancës së të Rinjve të Kosovës (ARK) Musa Preteni dhe kryetari i partnerit të koalicionit parazgjedhor (LDD), akdemik Nexhat Daci.

AAK e ka nisur fushatën parazgjedhore sot edhe në garën për komunën e Istogut, ku votën nga qytetarët e ka kërkuar për kandidaten Donika Kadaj-Bujupi dhe listën zgjedhore të AAK-së, të prirë nga inxh. Naim Imeri.

Numri rendor i AAK-së, në fletëvotim për zgjedhjet lokale të 23 Nëntorit është 62.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)