28 Dhjetor 2024

AAK e dënon sulmin ndaj qytetarëve të rikthyer në Zallq

Prishtinë, 21 prill - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e dënon aktin e mbrëmbshëm në Zallq të Istogut, ku persona të panjohur sulmuan qytetarë të Kosovës, të rikthyer në shtëpitë e tyre.

AAK vlerëson se Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve, pa dallim të përkatësisë nacionale dhe veprime të tilla janë në dëm të imazhit të Kosovës dhe të angazhimeve tona të përbashkëta.

Shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës ka marrë obligime që të garantojë sigurinë dhe jetën e secilit qytetar dhe të gjithë duhet të jemi të përkushtuar që të punojmë për sigurinë dhe stabilitetin ne vend.

AAK fton të zhvendosurit që të mos dekurajohen nga akte të tilla të shëmtuara, të cilat nuk janë në përputhje me synimet dhe vizionin tonë për Republikën e Kosovës, shtet demokratik dhe vend i lirë për të gjithë qytetarët e saj, me aspirata të fuqishme për të qenë pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)