17 Janar 2025

AAK: Dhuna po e dëmton rëndë imazhin e Kosovës në botë

Prishtinë, 27 qershor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dënon sjelljen vandale të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje sot në hapësirat para Kuvendit të Republikës së Kosovës, në prag të seancës së sotme parlamentare, ku u penguan të hyjnë në Kuvend shumë deputetë dhe vetë Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, e ftuar zyrtarisht që ta përcjellë këtë seancë.

Dhuna dhe forma të tilla të sjelljes në dhe afër institucioneve të vendit, janë në kundërshtim me të gjitha parimet demokratike, të lirisë së lëvizjes dhe të kryerjes së punës nga të zgjedhurit e qytetarëve të Kosovës.

Aktivistët e VV jashtë ndërtesës dhe deputetët e saj brenda sallës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kanë vënë hije të keqe vendit dhe kanë cënuar imazhin e institucioneve tona në sy të qytetarëve dhe të miqve tanë ndërkombëtarë.

I ftojmë të gjithë qytetarët e vendit që të jenë të përmbajtur, të besojnë në istitucionet e Republikës së Kosovës dhe në punën plot sfida që e kemi përpara, në kuadër të proceseve të rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi ynë.

Rruga institucionale dhe ajo e koordinimit me miqtë tanë më të mirë ndërkombëtarë, është e vetmja alternativë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve dhe për zhvillimin e mëtejmë të vendit tonë, si pjesë e pandarë e familjes së madhe të vendeve euro-perëndimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)