AAK dhe NISMA krijojnë boshtin opozitar
Prishtinë, 18 prill - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA për Kosovën kanë bërë të ditur se janë pajtuar për inicimin e krijimit të boshtit opozitar në Kosovë.
Lederët e këtyre dy partivë, sot në orën 16.00, në selinë e NISMA-s, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi.
Marrvëeshja sipas tyre mbetet e hapur për parti të tjera dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile e përsonalitete nga jeta publike.