AAK dhe Nisma kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare
Prishtinë, 6 qershor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën kanë përsëritur kërkesën e tyre që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Liderët e këtyre dy subjekteve politike, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj gjatë një konference të përbashkët për media, thanë se institucionet aktuale të Kosovës e kanë humbur legjitimitetin. Si të tilla, këto institucione, sipas dy liderëve opozitar, nuk mund të ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe as të hartojnë statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Tanimë ato kanë humbur legjitimitetin për ratifikimin e marrëveshjeve dhe kërkojmë që menjëherë të ulemi dhe shpallim datën e zgjedhjeve, ka thënë kryetari i partisë Nisma, Fatmir Limaj. Vetëm pasi që Kosova ti ketë institucionet e reja të dala nga zgjedhjet, sipas tij, mund ti rihapin temat e demarkacionit apo asociacionit.
Ndërkaq, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se koalicioni qeverisës po përpiqet të kontrabandoj ratifikimin e marrëveshjeve të papranueshme nga opozita.
Jemi të shqetësuar se në rast se insistohet për trafikimin e këtyre marrëveshjeve do ta thellojë krizën në vend. Po kërkojmë nga koalicioni të mos shkoj kësaj rruge dhe të kthej pamjet e krizës."
"Situatat është serioze. Duhet ti gjejmë një dalje këtyre marrëveshjeve ajo është shkuarja në zgjedhje. Situata bëhet shumë ë komplikume nëse insistohet këto marrëveshje të kalohen me trafikim. Është momenti me kërku dalje jo kthim në gjendjen e mëhershme. Shqetësimi për këto tema është vetëm i opozitës por dhe i qytetarëve, tha Haradinaj.
Të dy liderët opozitar janë shprehur se gjendja në vend është mjaftë serioze.