AAK dënon vrasjen e Krytarit të AKP-së, Dino Asanaj
Prishtinë, 14 qershor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e dënon fuqishëm aktin kriminal, vrasjen e Krytarit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Dino Asanaj.
AAK kërkon zbardhjen sa më të shpejtë të këtij krimi, mënyrës dhe motiveve të ndodhjes së tij, identifikimin dhe nxjerrjen para drejtësisë të autorëve të tij.
AAK fton për angazhim më të madh dhe më serioz të institucioneve të Kosovës për të garantuar siguri për secilin qytetar dhe zyrtar të vendit dhe për mobilizim të gjithanshëm, që në Kosovë të sundojë rendi dhe ligji.