AAK dënon krimin ndaj drejtorit të Arsimit Remzi Salihu
Prishtinë, 3 tetor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me shqetësim të thellë mori lajmin për vrasjen, në vendin e tij të punës, të drejtorit të Departamentit të Arsimit në Komunën e Prishtinës, z. Remzi Salihu.
AAK, e tronditur thellë nga kjo ngjarje, e dënon fuqishëm këtë krim, duke e konsideruar atë si një akt të drejtuar direkt kundër shtetit ligjor, rendit dhe të sigurisë në Republikën e Kosovës.
AAK, në këto momente të rënda pikëllimi, ua përcjellë ngushëllimet më të thella familjes së z. Salihu dhe të gjtihë kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të të ndjerit në Komunën e Prishtinës.
AAK duke e cilësuar kët akt si krim të patolerueshëm, kërkon që institucionet dhe shteti ligjor të mbrohen me çdo kusht.