05 Maj 2024

AAK demanton hyrjen në qeveri

Prishtinë, 12 shtator - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka demantuar zërat se kjo parti shumë shpejt mund të bëhet pjesë e Qeverisë se Hashim Thaçit.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi me këtë rast ka deklaruar se përflitjet në media janë spekulime, dhe se kjo parti mbetet si ka qenë në raport me qeverinë.

“Qëndrimi i AAK-së nuk ka ndryshuar, është i njëjtë në raportet me Qeverinë. Po ashtu, si opozitë ne po luajmë rolin tonë opozitar. Ndërsa të gjitha ato të tjerat janë spekulime, dhe konsiderojmë se nuk ka asgjë të re”, ka thënë Isufi.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, nuk e ka marrë me shumë seriozitet një mundësi të tillë. Sipas tij, nuk ka ndonjë parti, e cila po dëshiron të largohet nga Qeveria. 

“Unë mendoj që partitë që e përbëjnë koalicionin nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga qeverisja, kështu që nëse i shtohet ndonjë subjekt tjetër politik do ta shtonte fuqinë e koalicionit\", ka theskuar ai

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)