01 Maj 2024

AAK: Bllokimi i rrugëve nuk është zgjidhja e problemeve

Prishtinë, 13 janar - Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës (AAK) përsërit edhe një herë qëndrimin e saj që protesta e paralajmëruar e të shtunës, e 14 janarit, e Lëvizjes “Vetëvendosje” , në pikat kufitare në Merdarë dhe në Dheun e Bardhë, nuk është rrugë për zgjidhjen e problemeve ekzistuese në raportet midis Kosovës dhe Serbisë.

Cenimi i lirisë së qarkullimit, bllokimi i rrugëve, mbyllja e vendkalimeve kufitare, tensionimi i mëtejmë i situatës politike në vend, synimi për të marrë ligjin në dorë, zhvendosja e përqëndrimit të qytetarëve të Kosovës dhe e politikës kosovare në një të vetmen ngjarje çfarë është kjo e ditës së nesërme, sipas AAK-së janë vetëm disa prej pasojave të këtij veprimi të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

\"Sot nuk është lajm i ditës se çfarë po ndodhë në Veri të Kosovës, pse po dështon Qeveria e Kosovës në thuaja të gjitha segmentet e qeverisjes me vend, pse po rritet pakënaqësia sociale, cila është perspektiva evropiane e Kosovës dhe e nesërmja e qytetarëve të Kosovës, por lajmi i vetëm është çka do të ndodhë me 14 janar në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë\" thuhet në reagimin e AAK-së.

AAK, si parti që i ka rrënjët e veta në luftën për çlirimin e Kosovës dhe si njëra prej partive shtetformuese të Kosovës, vlerëson që në rrethanat e tanishme, Kosovës i duhet politikë e matur, e mençur, e përgjegjshme, e cila bën që interesat e shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës të jenë udhërrëfyes të veprimit të secilit prej nesh.

Ky është zatën mësimi që e kemi të gjithë ne në AAK nga sjelljet dhe veprimet e Ramush Haradinajt, Kryetarit të AAK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)