AAK bashkohet me LDK dhe Vetëvendosjen
Prishtinë, 8 shkurt - Partia e Ramush Haradinajt është rreshtuar sërish përkrah partive opozitare. AAK ka vendosur të mos i përkrahë më nismat e pozitës si më parë në Parlament duke iu bashkuar LDKsë dhe Vetëvendosjes në bojkotimin e seancës plenare.
Partia e Ramush Haradinajt, vetëm tri ditë pas marrjes së përgjigjes negative nga Hashim Thaçi, në lidhje me koalicionin, u rreshtua sërish përkrah opozitës në Parlamentin e Kosovës, shkruan Express.
AAK të enjten theu praktikën e vjetër të përkrahjes së nismave parlamentare të pozitës.