AAK, bashkë apo e vetme, do ti vazhdojë protestat
Prishtinë, 6 prill - Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në një mbledhje të jashtzakonshme të mbajtur sot ka diskutuar zhvillimet politike në vend, me theks të posaçëm kundërshtimin e keqqeverisjes.
Anëtarët e Kryesisë së AAK-së, kanë shprehur vendosmërinë e anëtarësisë që e përfaqësojnë për vazhdimin e kundërshtimit të qeverisë aktuale dhe të marrëveshjeve kundërkushtetuese.
AAK ka theksuar se është tejet e interesuar që të vazhdojë kundërshtimin e përbashkët opozitar, duke përfshirë edhe protestat e përbashkëta.
Por sipas AAK-së nëse nuk do të ketë një dakordim me partnerët opozitarë për menyrën formën dhe kohën e kundërshtimit të përbashkët, AAK shumë shpejt do të thërrasë e vetme protesta gjithpopullore.
\"Kundërshtimi i kësaj keqqeverisjeje, është një çështje jetike për vendin, dha ajo nuk do të ndalet\", thekson AAK.