29 Prill 2024

AAK apelon për protestë të qetë dhe përmbajtje të policisë

Prishtinë, 22 janar - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me vëmendje po i përcjellë zhvillimet e sotme, gjatë mbajtjes së protestës së paralajmëruar në dy pikat kufitare, te Dheu i Bardhë dhe në Merdare.

AAK shpreson që protesta, si e drejtë e patjetërsueshme qytetare, të jetë e qetë dhe pa incidente dhe, në të njëjtën kohë, shpreson që sot të mos përsëriten, si në javën e kaluar, skenat e njëjta të dhunës mbi protestuesit, të cilët janë qytetarë të Kosovës.

AAK konsideron se vendimet e dala nga institucionet tona duhet të implementohen, po ashtu, nga institucionet e Kosovës dhe brenda tyre, sepse ato janë të obliguara për këtë.

AAK konsideron se dalja në rrugë dhe bllokimi i jetës nuk është mënyra e duhur për zgjidhjen e çështjeve të caktuara, por, në të njëjtën kohë, AAK konsideron se është e papranueshme dhuna e ushtruar pa asnjë arsye mbi cilindo protestues, qytetar të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)