21 Janar 2025

AAK: 2015-ta viti kur u sos durimi

Prishtinë, 30 dhjetor - Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot ka mbajtur mbledhjen e fundit të kryesisë për këtë vit.

Në këtë mbledhje ndër të tjera u tha se, viti që po e lëmë pas, ka qenë njëri prej viteve më të vështira në Kosovën e pasluftës.

Gjatë këtij vit sipas AAK-së i ka pasur dështime të rënda në qeverisjen e vendit, të cilat e kanë vështirësuar funksionimin politik e institucionale të Kosovës, si dhe e kanë rënduar jetën e qytetarëve.

\"Kosova nuk u bë as këtë vit me ushtri, kjo vetëm për shkak të papërgjegjësisë së qeverisë, e cila për fokus primar kishte akomodimet dhe pazaret politike e jo interesat e shtetit.\"

\"Partnerët e Koalicionit, kanë vazhduar me politizimin e skajshëm të bordeve të ndërmarrjeve publike, në disa raste të gjyqësorit, madje edhe të Gjykatës Kushtetuese. Sot e këmi shembullin e fundit, ku një kandidate e LDK-së për deputete, dekretohet gjyqëtare e Gjykatës Kushtetuese.\" 

\"Madje për këto pazare ata kanë të shkruar edhe një marrëveshje politike, që në çdo vend normal, do të ishte argument i mjaftueshëm që njërëzit që e kanë bërë atë të shkronin në burg e jo t  vazhdonin me qeverisë me vendin. (pika 8 e marrvëeshjes politike PDK-LDK e dhjetorit 2014)\", theksoj AAK.

Qeveria ka dështuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në planin ekonomik, Kosova ka vendnumëruar. Rritja ekonomike është më pak se përgjysme nga sa ishte planifikuar. Investimet e huaja kanë mungur tërësisht.

Punësimi në Republikën e Kosovës, ka qenë në kuotat më të ulta të mundshme, kjo në shpërputhje totale me premtimet elektorale të LDK-PDK, për vende të reja të punës!

Si pasoje e një gjendjeje të pashpresë e në kërkim të nje jete më dinjitoze, ka vazhduar largimi i dhjetëra mijëra qytetarëve drejt Përendimit.

Në planin ndërkombëtar, stagnim total në njohjet e reja, duke përfshirë edhe mosnjohjen nga 5 vende anëtare të BE-së. 

E vlerësojmë katastrofal dështimin e Qeverisë që Kosova të bëhët anëtare e UNESCO-s .

Marrëveshja e Stabilizim–Asociimit ka qenë një sukses i pjesshëm, sepse marrëveshja nuk trajton Kosovën si subjekt ndërkombëtar.

Në vargun e dështimeve të kësaj qeveria janë edhe bisedimet pa platformë dhe objektiva të qarta me Serbinë.

Dy marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe në Vjenë, ( Për Asociacionin dhe Demarkacionin), ishin dështimet kulmore të kësaj qeverie, sepse me to u shkel kundërkushteta dhe integritetit territorial e sovraniteti i vendit.

Këtë marrëveshje ndikuan në krijimin e një krize të thellë politike në vend.

AAK dhe dy partitë tjera opozitare, u vunë në mbrojtje të shtetit, duke përdorur madje edhe mjete të pa zakonshme politike si e vetmja rrugë për ndaljen e këtyre marrëveshjeve.

Qeveria e tmerruar, për gabimet e saj dhe rrezikun e humbjes së pushtetit, përdori dhunë dhe polici për ta shtypur opozitën.

Pushteti arrestoi dhe burgosi 13 deputetë të opozitës, duke e shndërruar kështu Kosovën në vendin me numrin më të madh të deputëteve të arrestuar ndonjëherë.   

Si rrjedhojë, Kosova hyn në vitin e ri me një varg problemesh që kërkojnë zgjidhje urgjente.

Partnerët e koalicionit duhet që urgjentisht t’i anulojnë marrëveshjet, e shpallura tashmë edhe kundërkushtetuese, dhe t’i nënshkrohen aktit të përgjegjësisë.

Vendi duhet që t’i kthehet normalitetit. Kjo nënkupton që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)