93% e qytetarëve mendojnë që Kosova duhet të antarësohet në BE

Prishtinë, 6 tetor - Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe Grupi per Studime Politike dhe Juridike sot prezentoi raportin e hulumtimit Njoha e MSA-së nga qytetarët dhe perceptimet e tyre.
Kjo marrëveshje paraqet një rëndësi të vecantë për Kosovën dhe qytetart e saj, për shkak që kjo marrëveshje ndërton të ardhmen evropiane të Kosovës; andaj nëpërmjet kësaj ankete PIPS dhe GLPS ka synuar të mbledh informata rreth njohurisë së qytetareve për MSA-në dhe perceptimet e tyre të përgjithshme.
Rezultate e këtij hulumtimi, te prezentuar nga Alisa Hasani, tregojnë që 93% të qytetarëve mendojnë që Kosova duhet të antarësohet në Bashkim Evropian.
Megjithate hulumtimi po ashtu tregon qe qytetarët janë të pakenaqur me situaten ekonomike (66%) dhe me atë politike (60%). Qytetarët e pakënaqur me ngjendje, janë po ata te cilet mendojnë qe Kosova nuk është e gatshme ta implementojë MSA-në/ reformat e kërkuara nga MSA.
Sfidat me të mëdha të identifikuara nga qytetarët janë: korrupsioni, sundimi i ligjit, papunësia dhe situata aktuale politike.
Në pergjithësi qytetarët janë te painformuar rreth përmbajtjes se MSA-së. Mesatarja e njohurisë qe qytetareve rreth MSA është .53%, që në fakt është me e ulët se 50% i nivelit të njohurise, ku shifra më e lartë eshtë 1.28.
Ambasadorja e Mbretërisë së Holandes në Kosovë, Gerrie Ëillems tha që fryma e lartë pro-Evropiane është një lajm shume i mirë për Kosovën. Ajo tha që MSA kërkon vullnet politik dhe se qeveria duhet të vije tek disa komunikime me realiste me qytetarët.
Shefi i sektorit për Politika, ekonomi dhe Integrim Evropian, Thomas Gnocchi, tha se MSA është hapi me i rendesishem i Kosovës drejt BE-së. Ai tha se takimet e nenkomiteteve per MSA-në do te fillojne në fund te ketij vitit.
Drejtoresha ekzekutive e PIPS: Leonora Kryeziu, tha qe ky hulumtim është i rendësishem per shkak qe MSA është proces që nuk i duhet ti interesoj vetem qeverise, por ne te cilen duhet te perfshihet tere shoqeria, per shkak te rendesise se saj.
Ky hulumtim është realizuar në kuadër të projektit Promovimi i Marrëveshjes Stabilizim Asociim dhe nisja e debatit publik për të ardhmen evropiane të Kosovoës, e financuar nga Ambasada e Mbretërisë Holandeze në Kosovë, dhe e implementuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike.