23 Janar 2025

742 xhami në Kosovë

Prishtinë, 19 korrik - htëpitë ku besimtarët myslimanë i luten Zotit po shtohen. Sipas statistikave të këtij viti të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), në Kosovë ekzistojnë 742 xhami.

Numri i objekteve fetare islame arrin në gjithsej 798, nëse llogaritet edhe Presheva, Medvegja e Bujanoci, të cilat komuna aktivitetin e tyre fetar e zhvillojnë nën ombrellën e BIK-ut.

Shumë kërkesa janë adresuar edhe në BIK për ndërtim të xhamive të reja.

Por, ndërtimi i xhamisë qendrore, i përfolur si një nga kërkesat më të mëdha për të plotësuar kërkesat e besimtarëve të këtij komuniteti në kryeqendër, ende nuk dihet nëse do të përfundojë sivjet, shkruan Zëri.

Madje, një përgjigje të saktë për këtë nuk e ka as BIK-u. Ndërkaq, në vend ekzistojnë 24 xhami pasive, për shkak të shpërnguljes së banorëve nga vendbanimet.

Ahmet Sadria nga BIK-u thotë për gazetën se është preokupim i vazhdueshëm i BIK-ut çështja e xhamisë qendrore. Zeri

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)