7 Shtatori i vitit 1990, moment shumë i rëndësishëm
Prishtinë, 7 shtator - Kreu u Kuvenditë të Kosovës, Kadri veseli ka deklaruar se Miratimi i Kushtetutës së Kosovës më 7 Shtator 1990, në Kaçanik, ishte moment shumë i rëndësishëm në rrjedhën e historisë së lëvizjes kombëtare për çlirimin e Kosovës.
\"Deklarata kushtetuese e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e 7 Shtatorit, përgatitën kushtet juridike që pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, Kosova të lëvizte drejt platformës së pavarësisë dhe krijimit të shtetit të pavarur dhe sovran\", ka shkruar veseli në Facebook.
Ai ka përgëzuar të gjithë delegatët e atëhershëm, të cilët bënë atë që kërkonte koha dhe momenti duke realizuar përgjegjësinë historike dhe vullnetin e popullit për liri e pavarësi.