21 Janar 2025

7 Shtatori, datë e vetëdijes shtetformuese

Prishtinë, 7 shtator -  Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 7 Shtatorit - Ditës së Kushtetutës së Kaçanikut.

Ai ka thënë se 7 shtatori është datë e rëndësishme e vetëdijes shtetformuese të Kosovës.

“Bazuar në Deklaratën e Pavarësisë së 2 korrikut 1990, 24 vjet më parë, më 7 shtator në Kaçanik, u shpreh vullneti politik i popullit të Kosovës, me shpalljen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ky akt i guximshëm u mirëprit gjerësisht nga qytetarët e Kosovës, të cilët me mund dhe sakrifica të pareshtura arritën ta çlirojnë Kosovën, dhe ëndrrën e shumë brezave e bën realitet më 17 shkurt 2008. Dita e Kushtetutës së Kaçanikut është datë e rëndësishme e vetëdijes shtetformuese të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në “Facebook”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)