19 Janar 2025

500 mijë euro për tre zyrtarë në Beograd

Prishtinë, 5 mars - Qeveria e Kosovës ka katërfishuar buxhetin për shpenzimet e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, të cilat kryesisht janë për paga, mallra dhe shërbime dhe për qira.

Vitin e kaluar buxheti për këtë zyrë ka qenë vetëm 100 mijë euro, meqë është hapur zyra në gjysmën e dytë të vitit, ndërsa për sivjet janë paraparë rreth 400 mijë euro.

Gazeta “Zëri” ka siguruar nga burimet e saj të dhëna mbi detajet financiare se ku shpenzohen këto mjete. Prej shumës totale, 80 mijë euro shpenzohen në paga e mëditje, për tre personat që aktualisht janë atje, përfaqësuesi Valdet Sadiku, sekretari i parë dhe vozitësi.

Paga e përfaqësuesit të Kosovës në Serbi, është e njëjtë me të ambasadorëve të tjerë, 3000 euro në muaj, sekretari i tij i parë 2300 euro e cila është e njëjtë me pagat e sekretarëve të tjerë nëpër ambasada.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)