17 Janar 2025

5 Parti Politike dhe 3 kandidatë të Pavarur garojnë për Drenasin

Prishtinë, 11 nëntor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit ka përfunduar në kohën e paraparë.

Deri në përfundim të ditës së enjte në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim kanë aplikuar:  5 Parti Politike dhe 3 Kandidatë të Pavarur.

Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim do të shqyrtojë të gjithë dokumentacionin e pranuar dhe brenda afatit të paraparë do të bëjë rekomandimin përkatës tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për secilin aplikim.

Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit) do të mbahen më 04 dhjetor 2016.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)