4 mijë e 10 votues kanë votuar deri në orën 11:00
Prishtinë, 4 dhjetor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencë për media lidhur me Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se deri në orën 11:00 është 4 mijë e 10 votues, apo 7.63%.
Gjithashtu, kryetarja Daka njoftoi se në bazë të informacioneve nga Qendrat e Votimit procesi i votimit është duke vijuar normalisht.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka publikuar në faqen zyrtare edhe vegzën ku do të mund të shihni të dhënat lidhur me daljen e votuesve për çdo qendër votime, në periudha të caktuara, por edhe rezultatet preleminare: