18 Janar 2025

4 Korriku simbol i lirisë, pavarësisë dhe demokracisë në mbarë botën

Prishtinë, 4 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, ka uruar popullin dhe Qeverinë e SHBA-ve.

Në mesazhin e kryeministrit Mustafa thuhet:

4 Korriku 1776 është një prej datave më të rëndësishme në historinë e njerëzimit, pasi që në këtë ditë u miratua Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
 
Që nga ajo kohë, kombi i madh amerikan ndërtoi shtetin më të fuqishëm në botë të bazuar në vlerat më të avancuara humane, duke e bërë atë simbol të lirisë dhe demokracisë globale.

Qytetarët dhe Qeveria e Kosovës i janë përjetë mirënjohës SHBA-ve për përkrahjen e ofruar.

Kosovarët mbesin populli më proamerikan në botë dhe ne jemi shumë krenar me këtë fakt.

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Isa Mustafa,
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)