28 Nëntori, dita që i bashkon shqiptarët
Prishtinë, 28 nëntor - Sot mbushen 107 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912 në Vlorë.
Viteve të tjera si në Kosovë dhe në vende të tjera 28 Nëntori është kremtuar në mënyra të ndryshme. Por këtë vit për shkak të tërrmetit çdo gjë ka ndryshuar.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka deklaruar se 28 Nëntori është festa që i bashkon shqiptarët.
" Kosova e Shqipëria kanë shumë festa, por 28 Nëntori është ajo festa që na bashkon", tha ai në një intervistë për RTK.
Sipas tij duhet punuar që të rritet bashkëpunini mes Kosovës e Shqipërisë.