15 Janar 2025

25 për qind e shqiptarëve kundër bashkimit me Kosovën

Tiranë, 4 shkurt - 61 për qind e shqiptarëve në Shqipëri janë pro bashkimit me Kosovën, ndërsa 1/4 ose 25 për qind janë kundër kësaj ideje.

14 për qind e të anketuarve janë shprehur se nuk kanë as qëndrim pro dhe as kundër.

Ky është rezultati i sondazhit të organizuar nga fondacioni “Kult”, ku janë pyetur 1 200 persona.

Një sondazh i tillë vjen kur partitë politike në Shqipëri në prag të zgjedhjeve parlamentare kanë intensifikuar retorikën nacionaliste.

Aleanca Kuqezi është një nga forcat politike e cila ka nisur edhe mbledhjen e firmave për organizimin e një referendumi në Shqipëri për bashkimin me Kosovën. Kurse kjo e fundit e ka të ndaluar me Kushtetutë bashkimin me një shtet tjetër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)