24 vjet nga Kushtetuta e Kaçanikut
Prishtinë, 7 shtator - Sot shënohet 24 vjetori i Kushtetutës të Republikës së Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, e shpallur më 7 shtator 1990.
Për këtë Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjermani, organizuar nga nëndega e sajë në Nordrhein-Westfalen, në përvjetorin e XXIV, të shpalljes së Kushtetutës të Republikës së Kosovës në Kaçanik, me 7 Shtator të vitit 1990, me një takim rasti, do të shënohet dita e shpalljes së kësaj Kushtetute.
Në këtë manifestim pritet të marrin pjesë edhe delegatë të atij Kuvendi, Agush Bala dhe Zymer Lulaj, të cilët ishin protagonistë të përpilimit dhe shpalljes së kësaj Kushtetute.