14 Mars 2025

24 nëntori i gjen qytetarët pa ngrohje

Prishtinë, 24 nëntor - Temperatura, që ka mbreteruar muajt e fundit ka qene në favor të qytetarëve të Prishtinës. NP \"Termokos\" Sh.A nuk ka qenë në shërbim të qytetarëve që të ju ofroi ngrohje atyre. Bazuar në paralajmërimet meteorologjike për uljen e temperaturave, NP \"Termokos\" Sh.A. prej sot 24 nëntor është premtuar nga kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti se do të fillojë furnizimin me ngrohje.

Orari i furnizimit me ngrohje sipas Ahmetit do të jetë 24 ore pa ndërprerë. Zëdhënësja për informim në komunën e Prishtinës Miranda Mullafazliu-Beta tha për Infodirekt.tv se qytetarët shumë shpejtë do të kenë ngrohje.
\"Pasi projekti i kogjenerimit është në fazën përfundimtare atëherë shumë shpejtë qytetarët do të kenë ngrohje ashtu siç ka premtuar kryetari Ahmeti. Kjo nuk varet nga ne, por nga përfundimi i punimeve \" tha Mullafazliu-Beta

Kryeshefi ekzkeutiv i NP \"Termokos\" SH.A, Arsim Janova tha për Infodirekt.tv se ai me bashkëpunëtor dhe me anëtarët e Komisionit të Aksionarëve të ndërmarrjes kanë vizituar punimet, që janë duke u zhvilluar për Projektin e Kogjenerimit.

\"Ne jemi njoftuar me ecurinë e punimeve, që janë duke u zhvilluar për realizimin e këtij projekti madhor për ndërmarrjen dhe gjithë konsumatorët tanë.Punimet janë në përfundim. Është bërë lidhja e gypit kryesor me turbinën e bllokut B1, prej nga do të nxirret avulli, që do të shërbejë për prodhimin e energjisë ngrohëse\" tha Janova.

Qytetarët me të drejtë shprehen shumë të mllafosur për mosfillimin e ngrohjes. \"Këto ditë sa ka marrë koha e ftohtë jemi ngrohur me nxehëse me rrymë. Nuk mund të shpresojmë tek ndërmarrja \"Termokos\", e cila sikurse viteve të kaluara as këtë sezon nuk e ka nisur ngrohjen me kohë\" tha qytetari Bleon Podvorica.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)