24 kryetarë e ish-kryetarë të nëndegëve të PDK-së mbështesin Bekim Jasharin
Skenderaj, 21 shtator - Lista e pavarur “Ideal për Skenderaj” e Bekim Jasharit po pretendon se 24 kryetarë e ish-kryetarë të nëndegëve të PDK-së në Skenderaj po e përkrahin atë për zgjedhjet e 17 tetorit.
Sipas njoftimit, kryetarët dhe ish-kryetarët e nëndegëve kanë thënë se ndjejnë obligim që ta përkrahin familjarin e Familjes Jashari.
“Nga ana tjetër kryetarët dhe ish kryetarët e nëndegëve, duke shprehur mbështetjen e pa rezervë për kryetarin Jashari deklaruan që e ndjejnë obligim që të përkrahin nipin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, djalin e heroit tonë Hamëz Jashari, pasi që sipas tyre familja Jashari është mbi partitë politike, mbi çdo interes grupor e individual”, thuhet në komunikatë.
Tutje thuhet se vota për Bekim Jasharin është votë për të “kaluarën, luftën e shenjtë të UÇK-së”.
Kundërkandidat i Bekim Jasharit është Fadil Nura nga PDK dhe Sokol Halili si i pavarur.
Zgjedhjet lokale mbahen me 17 tetor.