19 Janar 2025

2014 nuk do të sjellë liberalizimin e vizave për Kosovën

Prishtinë, 16 dhjetor - Fillimi i vitit të ardhëshëm do të jetë momenti i publikimit të raportit të faktmbledhësve të Komisionit Evropian, të cilët qëndruan javë më parë në Kosovë.

Në këtë raport do të publikohen përmbushjet e kritereve për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Njohës të çësthjeve ndërkombëtare, kanë shuar pothuajse të gjitha shpresat se liberalizimi i vizave për qytetarët kosovarë mund të ndodhë në vitin 2014.

Në anën tjetër, zyrtarë nga Qeveria e Kosovës janë optimistë se regjim do të hiqet vitin e ardhshëm.

Besnik Vasolli, Kordinatori shtetëror për procesin e liberalizimit të vizave, ka thënë se nuk ka datë për arritjen e raportit të shkruar, dhe se do të arrijë tek ata pasi t’i nënshtrohet analizës në KE, sipas \"Kosova Sot\"

“Herën e fundit faktmbledhësit e KE-së kanë qenë në Kosovë në tetor të vitit 2012, kurse në shkurt ka dalë raporti.

Ne i\'u lutëm të mos zgjatste shumë procedura, sepse katër muaj pritje për një raport, nuk ka logjikë. Megjithatë kjo është në dorën e tyre”, ka thënë Vasolli.

Sipas analistëve, mangësitë më të mëdha në procesin e liberalizimit të vizave janë tek gjyqësori i brishtë dhe drejtësia deri diku e dyshimtë. Njëri nga kushtet kryesore të BE-së është edhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, kriter ky që vështirë të plotësohet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)