1800 Evropianët e rinjë mbidhen në Prishtinë
Prishtinë, 15 mars - Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës ( KREK) në muajin maj do të mbaj konventën e Evropianet e rinj të Kosovës, në Prishtinë me çrast do të marrin pjesë 1,341 të rinjtë e KREK-ut nga Kosova si dhe të rijnë mysafir nga vende të ndryshme të botës.
Në këtë konevent përveç ndryshimeve në rregulloren e brendshme do të miratohen edhe 4 rezoluta drejtuar institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre ndërkombëtare të akredituara në Kosovë lidhur me arsimin, kulturën, sportin të rinjtë dhe me liberalizimin e vizave
Qëllimi i organizimit të konventës Evropianët e rinj sipas Presidentit të KREK-ut Avdullah Hasani, është promovimi i të rinjve të Kosovës, pranë organizatave dhe agjencive të të rinjve nga vendet e ndryshme, të cilat do të marrin pjesë në këtë konventë të organizuar nga KREK-u. Në këtë konventë do të marrin pjesë 1341 të rinj nga Kosova, dhe 36 të rinj nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian dhe vendeve tjera të botës. Kjo konventë organizohet me qëllim të mirëkuptimit të dyanshëm si dhe shkëmbimin e përvojave në punë të përbashkëta,