23 Janar 2025

18 kandidatë aplikojnë për postin e Avokatit të Popullit

Prishtinë, 18 shkurt - Administrata e Kuvendit të Kosovës bën me dije se, ka përfunduar afati i aplikimit, sipas konkursit për pozitën Avokat i Popullit, duke precizuar se kanë aplikuar 18 (tetëmbëdhjetë) kandidatë.

Emrat e kandidatëve konkurrent për këtë pozitë janë: Musa Dragusha, Agim Vatovci, Milaim Çekaj, Fadil Geci, Sadik Kryeziu, Shqipe Ibraj Mala, Ibrahim Arslan, Haki Krasniqi, Naim Krasniqi, Veton Vula, Suzana Novoberdaliu, Adriana  Hodzic, Hamdi Pllashniku, Afrim Gashi, Mazllum Baraliu, Bogoljub Staletoviq, Riza Krasniqi dhe  Nazmije Krasniqi. 

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në bazë të Ligjit nr. 03/L 195 për Avokatin e Popullit dhe  Rregullores për zgjedhjen dhe shkarkimin e Avokatit të  Popullit dhe zëvendësve të tij, do t’i ndërmarrë  procedurat e nevojshme  për përzgjedhjen e tre kandidatëve, të cilët do t’ia propozojë Kuvendit për votim .

Deputetët (me votim të fshehtë) do të vendosin , për njërin nga ta, në seancë plenare të Kuvendit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)