17 vjet pas luftës, ende jashtë shtëpive të tyre janë më shumë se 200.000 të zhvendosur
Prishtinë, 20 Qershor - Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtic në një letër të hapur për opinionin vlerëson që edhe 17 vjet pas konfliktit në Kosovë ende çështja e kthimit të zhvendosurve është tema e cila tek individët dhe organizatat politike has në reagimin e gabuar dhe negativ.
\"Ky 20 qershor, kur shënojmë Ditën Botërore të Refugjatëve këtu në Kosovë, shtatëmbëdhjetë vjet pas luftës, ende jashtë shtëpive të tyre janë më shumë se 200.000 të zhvendosur.
Në një kohë kur Qeveria me bashkuar forcat në nivel rajonal dhe me mbështetjen e organizatave ndërkombëtare dhe të misioneve kërkojmë zgjidhje të qëndrueshme për personat e zhvendosur nga Kosova, pjesa e opinionit, disa politikanë dhe parti politike e kanë pritur një projekt të kthimit \"në thikë\", dhe e quajtën atë \"kolonizim\".
Më shumë për këtë lloj retorike unë jam ende i shqetësuar se të kthyerit vazhdojnë të sulmohen, dhe ata se një herë në vit duan të vizitojnë shtëpitë e tyre priten me kërcënime, mallkimeve dhe mesazhe që nuk janë të mirëpritur. Nga Gjakova deri në Mushtisht kjo është një imazh i realitetit të marrëdhënieve ndërmjet shoqërisë dhe individëve karshi të dëbuarve. Është e mirë, megjithatë, se ne nuk jemi të gjithë të njëjtë. Është mirë që Prizrenasit kanë treguar dhe dëshmojnë se Prizreni është qytet multietnik që nuk diskriminon, që askujt nuk i pengojnë ata që kthehen dhe as renovimi i kishës.
Sot, me 20 qershor, ende nga shtëpitë e tyre janë serbë, shqiptarë, goranë, boshnjakë, romë, ashkali, egjiptianë. Të gjithë së bashku ata kanë një emërues të përbashkët. Ata të gjithë janë dëbuar, zhvendosur. Dhe nuk ka asnjë ndryshim në vuajtjet dhe dhimbjet që ata të gjithë kanë për shkak të padrejtësisë shkaktuar mbi ta. Dhe ata shqiptarë që kanë nevojë për t\'u kthyer në shtëpitë e tyre në Kroin e Vitakut në veri të Mitrovicës, dhe ata serbë të cilët dëshirojnë të kthehen në Gjakovë, Pejë, Istog, Klinë, Prishtinë, Gjilan, Viti, Ferizaj, Lipjan, Vushtrri dhe Romët që dëshirojnë të jenë në shtëpitë e tyre në Obiliq, Fushë Kosovë...
Megjithatë, më së shumti kanë dhimbje lotët në fytyrat e atyre me të cilët dje vizituam shtëpitë e rënuara në Mushtisht. Ky trishtim, dhimbje treguar kundër padrejtësisë dhe dëshirës që me çfarëdo çmimi ata të kthehen në Mushtishtën e tyre, që në themelet e manastirit të shkatërruar të Trinisë së Shenjtë të ndizet një qiri, ti luten Zotit dhe ta festojnë festën. Dhe kujt i pengon kjo në shekullin 21?
Kujt i pengon dhe kujt mundet ti pengoj një njeri i cili është i një feje tjetër, që i takon një populli tjetër, vetëm për shkak të këtyre dallimeve nuk është i mirëpritur. Sot, 20 qershor, kur kemi shënuar Ditën Botërore të Refugjatëve duhet të imagjinojmë me mirë që edhe ne që nuk jemi \"të gjithë të njëjtë\" të vazhdojmë të luftojmë që në vitin e ardhshëm në Mushtisht të kemi lotët e gëzimit, kafe dhe raki, dhe që nikoqirit ti urojmë festën në shtëpi, jo në rrënojat, dhe jo nën përcjellje të policisë.
Kthimi nuk është, nuk guxon dhe nuk mund të bëhet konolizim!\"