19 Janar 2025

15 vjet nga Masakra e Reçakut

Prishtinë, 15 janar - Masakër që tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Kështu quhet Masakra e Reçakt e cila ka ndodhur me 15 janar të virit 1999, ku u vranë mbi 45 civil shqiptarë.

Para 15 viteve ndodhi Masakra e Reçakut, ku u vranë 45 civilë shqiptar në mesin e tyre edhe 8 pjesëtar të UÇK-së. Ngjarjet e 15 janarit 1999 në Reçak tashmë paraqesin një fillim të fundit të gjithë asaj që okupimi ushtarak i Beogradit i shkaktoi Kosovës, dhunës së pandjeshme, shkatërrimin e çmendur, jotolerancën etnike.

Sepse tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të Milosheviçit.

Pas Reçakut, çështja e Kosovës do të jetë në një konferencë ndërkombëtare në Rambuje e në Paris, mosuksesi i të cilës do të ndikonte në ndërhyrjen e NATO-së me bombardimet e saja prej 78 ditësh kundër forcave ushtarake serbe, si dhe largimin e tyre nga Kosova dhe vendosjen e Administratësndërkombëtare në Kosovë.

Reçaku atëbotë kishte zënë vend në mediat dhe kancelarit e shteteve më me ndikim në botë. Ish Sekretarja e Shtetit, Medlin Olbrajt, e kishte dëgjuar lajmin dhe ishte zgjuar me ankth se çdo t’i sillnin orët në vijim Kosovës.

Ndërkaq, shefi i misionin të OSBE-së, Uiliam Uoker, kishte shkuar në vendin e krimit shumë shpejt dhe kishte drejtuar gishtin nga lugina e masakrës duke e përcaktuar krimin me tri fjalë: krim kundër njerizimit.

Pas masakrës së Reçakut, rifilluam luftimet 48 orëshe mes UÇK-së dhe forcave serbe për marrjen e kufomave. Serbia donte t’i zhdukte gjurmët e krimit, por kjo tentativë e tyre dështoi. Bota e pa krimin.

Për herë të parë nga skenat rrënqethëse dhe masakrat barbare që bënë forcat serbe në popullatën civile shqiptare, kishin tmerruar edhe misionar dhe diplomat të botës. Diplomacia botërore mobilizohet për Kosovën, ndërkaq Beogradi planifikonte ta masakronte popullin shqiptar si shumë herë të tjera, fshehurazi syve të botës.

Në 15 vjetorin e kësaj masakre në Reçak do të qëndrojë Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ku do të bënë homazhe në Kompleksin Memorial. Përveç Presidentes, në Reçak të Shtimes do të qëndrojë edhe Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe deputeti Rexhep Selimi, së bashku me një delegacion nga Qendra e Shtimes së Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurse, në Prishtinë do të organizohet një akademi përkujtimore.  (rtk)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)