bogar në mbështetje të agjendës integruese evropiane të Kosovës
Prishtinë, 23 prill Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim përfaqësuesin Special të BE-së/shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel bogar.
Ministri Hoxhaj dhe z. bogar gjatë bisedës janë fokusuar në proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian, progresin e vazhdueshëm të Kosovës në këtë rrugë si dhe për hapat e mëtutjeshëm për avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.
Ministri Hoxhaj ka njoftuar përfaqësuesin Special të BE-së/shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, për hapat e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës në këtë proces, duke theksuar përkushtimin e gjithanshëm për realizimin e plotë dhe të shpejtë të të gjitha obligimeve që i takojnë Kosovës.
Hoxhaj ka falënderuar z. bogar për përkushtimin e tij për të ndihmuar institucionet e Kosovës në këtë proces.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi Special i BE-së/shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel bogar, ka rikonfirmuar mbështetjen e tij dhe të Bashkimit Evropian për Republikën e Kosovës në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në avancimin e proceseve integruese të Kosovës.