02 Maj 2024

Žbogar: Do të ndihmojmë Kosovën të bëhet më evropiane

Prishtinë, 7 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Žbogar.

Në këtë takim Kryeministri i dëshiroj mirëseardhje në Kosovëdhe e falënderoj Žbogar për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës, paqes, stabilitetit, bashkëpunimit ndërfqinjësor, gjithashtu, por edhe raporteve më të hershme mes shtetit të Kosovës dhe Sllovenisë.

Në takim u bisedua për hapat e mëtutjeshëm të përbashkët në mes të institucioneve të Kosovës dhe institucioneve evropiane, si të afrohet Kosova më tepër drejt strukturave të Brukselit, si të implementohen të gjitha kriteret demokratike të domosdoshme në procesin integrues evropian, si të ketë një prezencë edhe më me ndikim por edhe më pozitive të BE-së në Kosovë, si të ndërtohet një Kosovë edhe më e fuqishme edhe më e konsoliduar, demokratike dhe multietnike.

Ndër të tjera u fol eshe për implementimin e konkluzioneve të përbashkëta që janë arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë, nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian, me mbështetjen e SHBA-së , pra konkluzioneve të dialogut teknik që janë arritur me Serbinë.

Kryeministri tha se ka besim të plotë se bashkërisht me zotin Žbogar do të punoj maksimalisht për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, bashkëpunimit fqinjësor gjithashtu, dhe përvoja e Žbogar do të jetë shumë e mirëseardhur për institucionet e Kosovës, në mënyrë që të lëvizim drejt perspektivës së sigurt evropiane.

Ai shtoi se ,,Ne jemi pjesë e familjes evropiane, dhe që Kosova të bëhet evropiane, ne duhet të vazhdojmë reformat e thella demokratike. Këto reforma nuk do të ndalen, vetëm sa do të rritet përgjegjësia edhe më tepër, e sidomos tash kur është hapur dialogu për liberalizimin e vizave, marrëdhënieve kontraktuale dhe tregtare me BE-në, dhe procesi i shpejtë i anëtarësimit të Kosovës në Bankën për Zhvillim dhe Ndërtim Evropian."

Ndërsa, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Žbogar, pas takimit me kryeministrin Thaçi ka thënë se “misioni i Bashkimit Evropian është që të ketë një BE të fortë këtu në Kosovë, në mënyrë që të ndihmojmë Kosovën të bëhet më evropiane, në mënyrë që ta ndihmojnë Kosovën të vijë në Evropë. Ky është misioni në të cilin unë do të punoj në këto tri vjet, së bashku me Qeverinë e Kosovës”.
 
“Mendoj se kemi filluar shumë mirë këtë vit, me fillimin e procesit të liberalizimit të vizave. Do të ketë më shumë vizita të komisonerëve në Kosovë, dhe më duket se do të ketë një dialog më të intensifikuar në shumë çështje në mes të Kosovës dhe BE-së këtë vit."

"Shpresoj se në fund të vitit kur Komisioni Evropian do të përgatis një raport, ai do të jetë më pozitiv, dhe do të shohim arritjet që kemi bërë, e për të cilat duhet të punojmë, siç janë çështjet e tregtisë, sundimin e ligjit, sigurisht edhe për liberalizimin e vizave dhe shumë çështje tjera” – tha Žbogar

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)