14 mijë e 193 votues kanë votuar deri në orën 15:00
Drenas, 4 dhjetor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e radhës për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit).
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se në orën 15:00 kanë votuar 14 mijë e 193 votues apo 27 %.
Gjithashtu, kryetarja Daka njoftoi se procesi i votimit në këtë komunë po vijon me rregull.