23 Janar 2025

12 Qershori - Ditë e shënuar në historinë e re të Kosovës

Prishtinë, 12 qershor - Partia e Drejtësisë, ka uruar të gjithë qytetarët e  Kosovës, me rastin e 12 Qershorit - Ditës së Çlirimit të Kosovës. 

Dita e 12 Qershorit, është një ditë e shënuar në historinë e re të Kosovës që shënoi përfundimin e shtypjes dhe represionit serb në Kosovë dhe rrugëtimin tonë drejt pavarësisë.

Duke kujtuar përvjetorin e gjashtëmbëdhjetë të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovës, kujtojmë luftën dhe sakrificat e mëdha të Ushtrisë Çlirimatre të Kosovës dhe angazhimin e diplomacive perëndimore, të NATO-së, SHBA-ve dhe BE-së, që kontribuan në luftën e drejtë dhe çlrimtare të popllit tonë.

PD vlerëson se gjashtëmbëdhjetëvjetori i çlirimit të Kosovës, na gjen me përparime dhe progres në shumë fusha, të cilat janë meritë dhe sakrificë e popullit dhe institucioneve tona si dhe e përkrahjes së vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë.

“Në këtë ditë kremte, falenderojmë dhe shprehim respekt edhe për institucionet ndërkombëtare dhe përfaqësitë diplomatike në Prishtinë, veçanërisht për trupat paqëruajtëse të KFOR it, për angazhimin e tyre në ndërtimin e një Kosove të re”.

“Jemi të vetëdijshëm për rrugën e vështirë deri në realizimin e synimeve tona. Ne kemi shumë punë për të bërë, por jemi të sigurt se me punën tonë të përbashkët do t\'ia arrijmë qëllimit, anëtarësimit të Kosovës në OKB, BE, NATO dhe zhvillimit Ekonomik të kosovës\", thuhet në urimin e PD-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)