21 Dhjetor 2024

12 Qershori, dita më e çmuar për popullin e Kosovës

Prishtinë, 12 qershor - Për nder të 24-vjetorit të çlirimit të Kosovës, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Tre udhëheqësit shtetërorë homazhet i vazhduan në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe te Pllaka Përkujtimore për ushtarët e rënë të NATO-s.

Duke e vlerësuar 12 qershorin e vitit 1999 si ditën më të çmuar për popullin e Kosovës, kryetari Konjufca tha se çlirimi i Kosovës është shembulli më i spikatur i bashkëveprimit të suksesshëm mes faktorit vendor dhe bashkësisë ndërkombëtare.

“Për ne ishte dita e ardhjes së lirisë. Një datë shumë e çmuar për popullin e Kosovës por po ashtu edhe sukses i madh në planin ndërkombëtar, sepse dita e çlirimit të Kosovës koincidoi pikërisht edhe me ndaljen e gjenocidit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës”, tha kryetari Konjufca.

Në adresimin e tij kreu i Kuvendit potencoi ndihmën e pakursyer të shteteve mike për çlirimin e vendit.

“Kjo ndodhi pikërisht sepse kauza jonë ishte shumë e drejtë. Krejt çfarë po kërkonim si popull ishte ta hiqnim okupimin serb shekullor nga Kosova”, theksoi kryetari Konjufca.

Kryetari i Kuvendit tha se meritorë për lirinë e Kosovës janë dëshmorët dhe martirët që u flijuan, si dhe sakrifica e popullit për të arritur këtë ditë.

“Ata do të kujtohen dhe nderohen gjithmonë sepse janë në themelet e lirisë së shtetit tonë”, tha kreu i Kuvendit.

Edhe presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti Ditën e Çlirimit të Kosovës e vlerësuan si një ndër datat më të rëndësishme në historinë e popullit të Kosovës.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)