119 deputetë të Kuvendit kryejnë procedurën e regjistrimit
Prishtinë, 1 gusht - Edhe tre deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës të Legjislaturës VI, kanë kryer sot procesin e regjistrimit, duke arritur në numrin prej 119 deputetëve të regjistruar.
Ndryshe, vetëm një deputet ka mbetur pa regjistruar, derisa seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 3 gusht.
"Deputeti i mbetur do të regjistrohet nesër", njofton Zyra për Informim e Kuvendit të Kosovës. Procesi i regjistrimit të deputetëve është vetëm një procedurë adiministrative, derisa nuk ka ndonjë rol në pjesëmarrjen e deputetëve në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.