100 qytetarë të Vushtrrisë pajisen me libreza të PD-së
Prishtinë, 15 prill - Partisë së Drejtësisë në Vushtrri, i janë bashkuar 100 anëtarë të rinj të cilët u pajisen me libreza të anëtarësisë. Kryetari i PD-së Ferid Agani, me këtë rast ka falënderuar anëtarët më të rinj, duke thënë se së bashku do të angazhohen për një shtet të drejtë, të pastër, ku sundon ligji dhe ku nuk do të ekzistojë fjala korrupsion.
Agani, po ashtu para anëtarëve të rinj të PD-së ka pohuar se kjo parti është më e bashkuar se kurrë për ti arritur synimet madhore të popullit tonë.
Sipas tij, ka ardhur që çdo qytetar i vendit ta marrë fatin në duart e veta dhe të mos kërkojë lëmoshë nga askush. Garanci për këtë sipas tij, është programi politik i PD-së, që është ndërtuar mbi vlerat që i posedon populli ynë.
Ndërsa kryetari i PD-së në Vushtrri, Abdullah Klinaku, ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë zgjedhur këtë parti për ti arritur qëllimet dhe synimet e veta.
Ai ka shtuar se ky trend i aderimeve në PD do të vazhdojë edhe në të ardhmen në mënyrë që të mundësohet përfshirje e gjerë e strukturave si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror.