100-ditëshi, me veprime pozitive e negative
Prishtinë, 23 mars - Analisti politik, Artan Muhaxhiri ka vlerësuar se 100 ditëshi i parë i Qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa është karakterizuar me veprime pozitive e negative.
Ai ka thënë se gjatë kësaj periudhe nga kabineti qeveritar nuk ka pasur afera të korrupsionit, por as kreativitet politik.
Muhaxhiri për Epokën e re tha se kjo qeveri duhet ti fokusojë investime politike, financiare dhe institucionale në normalizimin e sistemit të drejtësisë dhe në zhvillimin ekonomik.
Ai ka thënë se niveli i suksesit të kësaj qeverie do të varet nga vullneti politik i Mustafës dhe Thaçit.
Ndërsa, sa i përket rolit të opozitës, ai ka vlerësuar se partitë opozitare kanë qenë në pozitë të pafavorshme dhe tani duhet ti presin gabimet e qeverisë.