16 Janar 2025

Zyrtarët evropianë në grevë kundër shkurtimit të rrogave

Bruksel, 7 shkurt - Të rrezikuar nga shkurtimi i rrogave të larta që marrin, zyrtarë evropianë protestuan të martën nëpërmjet zhvillimit të një greve në Bruksel.

Qëllimi i grevës ishte ndërgjegjësimi i udhëheqësve të BE-së se pas shifrave mbi të cilat mund të bien dakort në fund të javës, fshihen njerëz të vërtetë që punojnë në institucionet evropianë.

Vende kontributore neto në buxhetin e BE-së, si Gjermania Holanda dhe Britania e madhe, kërkojnë shkurtime më të thella në rrogat e zyrtarëve evropianë në kuadër të buxhetit të ardhshëm të BE-së, si dhe në përputhje me masat kombëtare shtrënguese.

Gazeta gjermane Die welt zbuloi të dielën se mijëra zyrtarë të lartë të BE-së marrin një rrogë bazë prej 18 370 euro në muaj, e cila kapërcen pagën mujore të Kancelares Angela Merkel prej 16 359 euro.

Por Komisioni Evropian e rrëzoi këtë krahasim duke argumentuar se megjithë dietat dhe pushimet e paguara, paga e Kancelares Merkel llogaritet të jetë 25 000 euro në muaj, dhe se nuk ka asnjë zyrtar evropian që paguhet me këtë shumë, pa dhënë detaje mbi të ardhurat mujore të eurokratëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)