05 Dhjetor 2024

Qeveria subvencionon blerjen e lëndës djegëse për ngrohje për 21,000 familje

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati u takuan sot me Shefin e Seksionit të Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Johannes Madsen Stenbaek si dhe përfaqësuesit e Qendrave për Punë Sociale në Kosovë (QPS).

Në këtë takim u prezantua masa për subvencionimin e blerjes së lëndës djegëse për ngrohje për familjet përfituese të asistencës sociale, masë kjo e cila është pjesë e Pakos Energjetike me vlerë 75 milionë euro dhe e cila financohet nga BE.

Në fjalën e tij hapëse, Kryeministri Kurti shprehu se “ kjo masë ka në qendër grupet e cenueshme të shoqërisë, ata që kanë më së shumti nevojë për dorën e shtetit”. Ndërsa për mënyrën e subvencionimit përmes kësaj mase, Ministri Murati ndër të tjera theksoi se “për të qenë përfitues nga kjo masë nuk ka nevojë për aplikim pasi Qendrat për Punë Sociale tashmë kanë të gjitha të dhënat e nevojshme”.

Shefi për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Johannes Madsen Stenbaek falënderoi përfaqësuesit e Qeverisë për bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e energjisë duke theksuar mundësitë për koordinim të mëtutjeshëm ashtu që të garantohet një e ardhme më e mirë për qytetarët dhe Kosova të përafrohet me BE-në.

Njoftojmë familjet përfituese të asistencës sociale se MFPT do të subvencionojë lëndën djegëse për ngrohje me vlerë 120 euro për familje. Përpos kësaj vlere, për çdo anëtar të familjes MFPT do të subvencionojë edhe 30 euro shtesë. Për ilustrim, një familje katër anëtarëshe përveç asistencës sociale, subvencionohet direkt në llogarinë bankare të kryefamiljarit me 240 euro shtesë (120 euro për familje dhe 30 euro për secilin anëtar).

Aktualisht, MFPT është në proces të verifikimit të listave dhe presim që nga kjo masë të përfitojnë rreth 21,000 familje me rreth 81,000 anëtarë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)