Zyrtarët e organizatave buxhetore trajnohen për rialokimit të ndarjeve buxhetore
Prishtinë, 10 shkurt - Në vazhdën e ngritjes së njohurive të zyrtarëve të organizatave buxhetore (OB) për financat publike, Ministria e Financave (MF) me mbështetjen e Qeverisë Gjermane, nëpërmjet GIZ Kosova, ka publikuar sot në ueb-faqen e MF-së, video trajnimin e radhës në kuadër të “E-mësimit për financat publike”.
Nëpërmjet këtij video-materiali, zyrtarët e OB-ve do të trajnohen për rëndësinë dhe zbatimin e Udhëzimit Administrativ MF-Nr. 05/2019 për procedurat e transferit dhe rialokimit të ndarjeve buxhetore.
Përmes këtij video – trajnimi, zyrtarët e OB-ve do të pajisjen me njohuri për zbatimin e procedurave të transferit dhe rialokimit të ndarjeve buxhetore brenda organizatës buxhetore.
Po ashtu, trajnimi do të ndihmojë në vetëdijesimin e OB-ve për transparencën e procesit buxhetor, në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.
Përmes këtyre video-trajnimeve, në kuadër të qasjes së veçantë “E-mësimi për financat publike,” MF-ja në bashkëpunim dhe me mbështetje të Qeverisë Gjermane, nëpërmjet GIZ Kosova, synon që të pajisë zyrtarët e OB-ve, por edhe grupe të tjera të interesit, me njohuritë e nevojshme për zbatimin e legjislacionit në fuqi për financat publike në Kosovë.
Video materialet përgatiten nga profesionistët e MF-së në bashkëpunim me ekspertët e fushës së qeverisjes së mirë financiare në kuadër të GIZ Kosova.
Ky projekt do të vazhdoj edhe më tutje duke zhvilluar dhe prezantuar video trajnimet e radhës, të cilat do të prezantojnë rëndësinë dhe zbatimin e udhëzimeve dhe normave të tjera ligjore për financat publike.