Zyra e BE-së sot nis projektin kundër krimit ekonomik
Prishtinë, 25 prill - Zyra e Bashkimit Evropian (BE)në Kosovë, në kuadër të një projekti të përbashkët me Këshillin e Evropës, sot do të nisë zyrtarisht aktivitetet e para kundër krimit ekonomik në Kosovë.
Ky projekt do të vlerësojë gjendjen aktuale në fushën e korrupsionit dhe të pastrimit të parave në Kosovë, përmes metodologjive të vlerësimit, të njohura ndërkombëtarisht.
Cikli i parë i vlerësimeve do të finalizohet në fund të këtij viti, thuhet në kumtesën e Zyrës së BE-së.