02 Nëntor 2024

Zyra e BE-se pret një bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave,

Prishtinë, 12 shkurt - Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi ka pritur në takim njohës shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) dhe përfaqësuesen speciale të BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, me të cilën diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, me theks të veçantë në ndihmën që BE bënë për Ministrinë e Financave dhe Transfereve dhe përdorimin e duhur të kësaj ndihme nga institucionet.

Ministri Besnik Bislimi falënderoi Ambasadoren Apostolova për vizitën dhe e njoftoi për prioritetet e Ministrisë së Financave dhe Transfereve gjatë këtij mandati 4 vjeçar të Qeverisë. 

Ai  gjithashtu shprehi gatishmërinë e tij dhe të institucionit që drejton për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e BE-së, në realizimin e projekteve të përbashkëta sidomos atyre që janë në funksion të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve. 

Ambasadorja Apostolova ka uruar Ministrin Bislimi për emërimin e tij, dhe tha se zyra e saj pret një bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave, duke pasur parasysh rolin e saj qendror. 

Ajo shtoi se stabiliteti makro-ekonomik dhe fiskal si dhe qeverisja ekonomike, janë kritere kryesore për rrugën evropiane të Kosovës, e ndjekur nga BE-ja përmes Programit të Reformës Ekonomike dhe dialogut ekonomik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në të cilin Kosova merr pjesë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)