Zyra e BE-së mbështet Zyrën Kombëtare të Auditimit
Prishtinë, 8 nëntor - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon konferencën me temë "Forcimi i mëtutjeshëm i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës".
Projekti i Zyrës së BE-së mbështet Zyrën Kombëtare të Auditimit për të zhvilluar më tej kapacitetet e saj.
Projekti ka vlerë 699,504 euro që synojnë përmirësimin e menaxhimit të financave publike në Kosovë, promovimin e transparencës dhe rritjen e përgjegjësisë për shpenzimin e parave publike.