Zyra e BE-së dhe MTI vazhdojnë monitorimin e përfituesve të granteve
Prishtinë, 23 shkurt - Zyra e BE-së dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojnë një vizitë monitoruese dhe promocionale në terren tek përfituesit e Programit të Granteve për NMVM në komunën e Prishtinës dhe atë të Gjilanit.
Qëllimi i këtij programi është rritja e performancës, rezultateve, kapaciteteve për eksportim, punësimit të NMVM-ve në Kosovë, duke ofruar një qasje alternative në financa përmes granteve.
Programi i Granteve për NMVM financohet nga BE-ja dhe MTI-ja dhe implementohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim.
Vlera e këtij projekti është 4 milionë euro (financimi i BE-së është 3 milionë euro).
Kompanitë që do të monitorohen sot janë Kompania \"Logistics Plus Sh.a., në Komunën e Prishtinës dhe Kompania D.P.Z. TEKOM, fshati Livoc i Poshtem në Gjilan.