Zyra e BE-së dhe MTI monitorojnë bizneset përfituese të granteve
Ferizaj, 27 janar - Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojnë një vizitë promocionale dhe monitoruese në terren tek përfituesit e programit të granteve për NVM-të.
Qëllimi i këtij projekti është të rrisë performancën, rezultatet, kapacitetet eksportuese, punësimin e NVM në Kosovë përmes sigurimit të një qasjeje alternative në financa përmes granteve.
Programi i granteve për NVM financohet nga BE dhe MTI dhe zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim. Vlera e këtij projekti është 4 milion euro ku BE ka financuar me 3 milion euro.
Vizita monitoruese do të filloj nga kompania Pure Power SH.P.K në fshatin Babush, për të vazhduar të Sela Impex SH.P.K. . në fshatin Nikadin, pastaj kompania NTP Avex në fshatin Talinoc i Muhaxhereve si dhe kompania Risi Company SH.P.K. në fshatin Bibaj, të gjitha këto në komunën e Ferizajt.