19 Maj 2024

Zv.Shurdhaj në 20 vjetorin e Institutit të Sigurimeve të Shqipërisë

Prishtinë, 6 qershor - Në aktivitetin e mbajtur në Hotelin Sheraton në Tiranë për të shënuar 20-vjetorin e krijimit të Institutit të Sigurimeve, në vijim të vizitës që po i bën institucioneve homologe të Shqipërisë, zv. Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Fatmir Shurdhaj shprehu kënaqësinë e pjesëmarrjes së tij këtë përvjetor jubilar.

Duke i uruar në emër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe të Qeverisë së Kosovës për punën dhe të arriturat e këtij insituti, zv. Ministri Shurdhaj theksoi që skema e sigurimeve shoqërore në Shqipëri ka rol të rëndësishëm në kuadër të mbrojtjes sociale, andaj edhe administrimi me skemat e sigurimeve shoqërore kërkon një përkushtim maksimal.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Kosovës dhe Trusti i Kursimeve Pensionale i Kosovës kanë një partneritet të shkëlqyer me Insitutin dhe shpresoj se ky partneritet në shkëmbimin aktiv të informacioneve vetëm sa do të thellohet”, shtoi në vazhdim të fjalës së tij të rastit, zv. Ministri Shurdhaj.

Për ti dhënë një dimension më të gjerë fjalës së tij në këtë manifestim jubilar, zv. Ministri Shurdhaj përmendi faktin se në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së Shtetit Shqiptar, Kosova çdo ditë e më shumë po e thellon bashkëpunimin me institucionet e Shqipërisë,  duke theksuar nënshkrimin e djeshëm të Protokollit të Bashkëpunimit në mes MPMS së Kosovës dhe Ministrisë së Punës e Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta të Shqipërisë.

Pjesëmarrës në këtë përvjetor ishte edhe Ministri i Financave  i Republikës së Shqipërisë z. Ridvan Bode dhe Ministri i Punës z. Spiro Ksera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)