16 Janar 2025

Zvogëlohet rreziku i Greqisë për të dalë nga eurozona

Athinë, 15 shkurt - Rreziku i Greqisë për të dalë nga eurozona është zvogëluar ndjeshëm, deklaroi dje guvernatori i Bankës Qendrore greke, Jorgos Provopulos duke iu referuar zbatimit vendimtar të reformave strukturore.

\"Rreziku që Greqia të dalë nga eurozona është zvogëluar në mënyrë drastike\", tha Provopulos.

Guvernatori bëri thirrje për zbatim më agresiv të reformave strukturore, në të cilat Athina është e detyruar, në këmbim të miliarda eurove nga pakoja e ndihmës nga Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

\"Lista e punëve është e gjatë. Kemi privatizimet, reformat e tregut të mallrave dhe shërbimeve, përmirësimin e mekanizmit të grumbullimit të tatimeve e tjerë\", theksoi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)